Pas përfundimit të festave të fundvitit të kaluara në vendlindje, ka nisur largimi i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian, ku ata punojnë dhe jetojnë prej vitesh. Gjatë kësaj të shtune, rreth 1 mijë persona janë imbarkuar në tragetin e linjës Vlorë–Itali, ndërsa autoritetet portuale bëjnë me dije se fluksi i udhëtarëve pritet të vijojë edhe gjatë dy-tre ditëve në vijim.
Qytetarët shqiptarë që kanë kaluar festat pranë familjeve të tyre shprehen se janë larguar me emocione të forta, duke vlerësuar mikpritjen dhe atmosferën festive në Vlorë dhe në Shqipëri.
Nderkohe pare edhe fluksin e krijuar Autoritetet kanë marrë masat për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve, teksa ne port eshte shtuar numri i sporteleve dhe efektiveve per te evituar rradhet e gjata. / abcnews.al /


