Fluks turistësh në maj/ Në 5 muaj Shqipërinë e vizituan mbi 3.3 milionë të huaj

schedule15:45 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:45 - 7 Qershor, 2024

Shqipëria priti 38% më shumë turistë të huaj gjatë muajit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Turizmit janë rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maj 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.

Ky vit pritet të sjellë një fluks të turistëve të huaj në vend dhe në total parashikohet që përgjatë gjithë vitit shifra të shkojë deri në 14 milionë vizitorë.

Media të huaja ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të shtuar bukurive natyrore të vendit tonë  duke shtuar ndjeshëm kërkesën nga turistët e huaj./abcnews.al