Fluks në urgjencën toksikologjike nga helmimet e gjarpërinjve

schedule15:48 - 18 Qershor, 2021

schedule 15:48 - 18 Qershor, 2021

Nga Ema Shazivari

Kohët e fundit është shtuar numri i urgjencave nga kafshimet e gjarpërinjve apo insekteve të tjera helmuese.

Shefi i shërbimit të toksikologjisë, Andrin Tahiri, thotë për ABC se trajtohen rreth 4 pacientë në ditë me helmime biologjike, kryesisht kafshim nga gjarpri.

Kjo periudhë ka fluks, në këtë periudhë kemi pas mbi 3-4 raste por lajmi i mirë është se ka suport nga anti-helmi. Ne presim që në korrik, gusht dhe shtator dhe nëse nuk vlerësohet rasti mund të shkojë dhe në fatalitet. Merimanga e zezë është një tjetër faktor, dhe studimet thonë se toksina e saj është 15 herë më e fuqishme se helmi i gjarpërit”, ka thënë Tahiri.

Për mjekët shqetësues mbetet trajtimi me preparate popullore. Shpesh qytetarët preferojnë mjekimet me bimë apo çajra, të cilat sipas toksikologut, mund të rezultojnë fatale.

Shumë raste na vijnë me mentalitetin e mjekimeve popullore siç është çarja me thikë apo ç’rëndësi ka, ku thuhet për të nxjerrë helmin, ta thithin apo nuk e di çfarë mënyrash të tjera, por që rrezikojnë jetën e pacientit”, është shprehur ndër të tjera doktori.

Tahiri tregon hapat që duhet të ndjekë një person i cili është kafshuar apo pickuar.

Duhet të tentojë të ofrohet sa më parë pranë qendrave shëndetësore ku të marrë dhe ndihmën e parë dhe sigurisht në atë qendër duhet të ketë disa kritere. Në një qendër shëndetësore duhet të ketë staf të kualifikuar që ka eksperiencë për këtë, të ketë një laborator 24 orë sepse efektet toksike të toksinave janë të ndryshme. Mbajtja e anti-helmit, hapi i dytë është transportimi në një spital të afërt”, ka thënë mjeku ndër të tjera.

Krahas gjarpërinjve dhe merimangës së zezë, edhe pickimi i akrepit, mund të rezultojë fatal nëse nuk kërkohet ndihmë e specializuar mjekësore./abcnews.al