Fluks në qendra shëndetësore, një mjeke viziton 40 fëmijë në ditë

schedule15:47 - 3 Nëntor, 2021

schedule 15:47 - 3 Nëntor, 2021

Mjekja pediatre Anila Sevdari, viziton çdo ditë deri në 40 fëmijë me viroza të stinës. Me të njëjtin fluks përballen edhe mjekët e tjerë të qendrës shëndetësore 9 në kryeqytet.

Prindërit paraqiten kryesisht gjatë orëve të drekës. Ky fluks është i njëjtë në të gjithë qendrat shëndetësore të kryeqytetit.

Temperaturë e lartë, diarre dhe të vjella janë simptomat më të shpeshta këtë periudhë. Mjekët ngrenë shqetësimin se adoleshentët janë ata të cilët i neglizhojnë virozat e stinës.

Fluksin më të lartë të fëmijëve e ka urgjenca pediatrike në QSUT. Kjo për shkak se prindërit nëpër rrethe i drejtohen këtij spitali. Çdo ditë në pediatri vizitohen rreth 240 fëmijë me simptoma të virozave të stinës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!