Fluks në portin e Vlorës/ Gushti shënon fluks më të lartë pasagjerësh e turistësh

schedule13:26 - 14 Gusht, 2024

schedule 13:26 - 14 Gusht, 2024

Udhëtarët që kanë hyrë në Shqipëri përmes portit të Vlorës gushtin e këtij viti kanë tejkaluar numrin e atyre që erdhën vjet në të njëjtën kohë.

Vetëm dy javët e para të muajit përmes kësaj pike kufitare hynë rreth 28 mijë e 100 pasagjerë ose rreth 400 më tepër se e njejta e periudhë e vitit të shkuar ku sipas autoriteteve portuale ishin rreth 27 mijë e 700 persona.

Shumë janë emigrant që kthehen në familje ndërsa një numer i konsiderueshem jane të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Kryesojnë italianët qe edhe kete vit kane zgjedhur Vloren per të pushuar.

Sipas autoriteti portual nuk mungojnë as turistët gjerman, spanjoll , francez dhe deri nga Kanadaja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetem mëngjesin e të mërkurës në Portin e Vlorës mbërritën dy tragete me më shumë se 1 mije e 100 pasagjerë dhe 281 mjete.

Fluksi i pasagjerëve shtohet gjatë fundjavës ku numri I trageteve që vijnë nga Brindësi në Vlorë shkon deri në katër.

Por ndërkohë që një pjesë e udhëtarëve vijnë në Shqipëri të tjerë largohen drejt Italisë, por në numër më të ulët.

15 ditët e para të gushtit përmes Portit të Vlorës kanë dalë rreth 8 mijë e 900 pasagjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!