Fluks në portin e Sarandës/ Rritet numri i hyrjeve krahasuar me vitet e shkuara

schedule14:17 - 15 Gusht, 2023

schedule 14:17 - 15 Gusht, 2023

Gjysma e parë e muajit gusht ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh në portin e Sarandës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mesatarisht brenda një dite në port janë regjistruar 4500 pasagjerë ditorë. Për të përballuar fluksin e madh të pasagjerëve aktualisht Sarandë-Korfuz po operohet me 20 linja udhëtimi në ditë.

Përveç turistëve është rritur edhe numri i krocereve dhe jahteve, që ankorohen në Sarandë. Në gjysmën e parë të vitit 2023 numri i pasagjerëve të përpunuar në portin e Sarandës është 327,977.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!