Fluksi i emigrantëve që udhëtojnë drejt vendit fqinj është rritur ndjeshëm gjatë së premtes.
Në pikën kufitare të Kapshticës,në tokën neutrale, herë pas here krijohet radhë e gjatë mjetesh,të cilat presin të kryejnë proçedurat.
Policia kufitare greke,pavarësisht shtimit të lëvizjeve në kufi,punon me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.
Ndryshe nga ditët e para të vitit,kur pala greke punonte me kapacitet maksimal personeli,prej te premtes sportelet janë reduktuar,çfarë ka krijuar radhë mjetesh në kufi.
Ndërkohë policia shqiptare kufitare ka hapur 5 sportele në dalje dhe 2 nê hyrje,duke përpunuar me ritme të larta dokumentacionin e udhëtarëve dhe mjeteve.
Autoritetet e kufirit i kanë kërkuar policisë greke të shtojë personelin dhe sportelet,për të lehtësuar kalimin e emigrantëve drejt vendit fqinj./abcnews.al