Në oborrin e spitalit Infektiv është krijuar paraditen e së mërkurës një situatë kaotike. Nga pamjet e siguruara duket një numër i madh automjetesh ndërsa disa punonjës përpiqen që të zhbllokojnë qarkullimin.
Nga situata e krijuar është bllokuar edhe rruga e ambulancave.
Sa i përket situatës aktuale në këtë shërbim, në njoftimin e së martës, ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se aktualisht kujdes shëndetësor po marrin 224 pacientë. Prej tyre, 19 raportohet të jenë në gjendje të rënduar. /abcnews.al/