Florin Durmishaj, dy gola për Panionosin në Kupën Greke

schedule14:26 - 23 Janar, 2019

schedule 14:26 - 23 Janar, 2019

Një sulmues shqiptar shkëlqen në Kupën e Greqisë. Florin Durmishaj shënon dy gola dhe ndihmon ekipin që të kualifikohet për në çerekfinale.

Vlerësohet si një e ardhme e sigurt e kombëtares. Sulmuesi 22-vjeçar shkëlqeu në Kupën e Greqisë, duke qenë ndoshta lojtari më i rëndësishëm i Panionosit, në kualifikimin ndaj Janinës.

Ish-lojtari i Shqipërisë U21, realizoi me penallti në ndeshjen e dytë, luajtur në Athinë, që përfundoi 2-0 për Panioniosin, dhe vulosi suksesin ndaj Janinës, ku luan mbrojtësi i kombëtares, Andi Lila.

Goli i dytë u shënua nga Saramantas në minutën e 75-të, dhe siguroi plotësisht kalimin në çerekfinale.

Durmishaj u paraqit shumë mirë në këtë sfidë, duke shfrytëzuar talentin, por edhe shtatlartësinë prej 1.85 metrash si dhe forcën e tij fizike.

Këto cilësi bëjnë që për sulmuesin me numrin 9 të interesohet edhe Federata Greke për ta pasur pjesë të kombëtares.

Ai u tregua vendimtar edhe në duelin e parë të Kupës, në fushën e Janinës, duke shënuar golin e vetëm të miqve, në barazimin 1-1.

Jo vetëm kaq, por ndaj Janinës, Durmishaj kishte shënuar edhe në duelin e kampionatit në muajin dhjetor.

Në ndeshjen e humbur 1-3 në qytetin verior, sulmuesi i athinjotëve realizoi golin e nderit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!