Florida mund të jetë një vend i mundshëm zëvendësimi për Lojërat Olimpike 2021 pasi zyrtarët shtetërore u shprehën se do të ishin të lumtur të mirëprisnin lojërat nëse Japonia tërhiqet. Jimmy Patronis, zyrtari kryesor financiar i shtetit të Floridës në SHBA, iu drejtua me një letër kreut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, duke thënë se Florida mund të ishte vendi ideal për mbajtjen e lojërave.
“Po shkruaj për t’ju inkurajuar që të konsideroni zhvendosjen e Olimpiadës 2021 nga Tokio, Japoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht Florida. Nga raportimet e mediave se zyrtarët në Japoni janë të shqetësuar për pandeminë dhe nëse Lojërat Olimpike 2021 do të zhvillohen, ka ende kohë për të vendosur një ekip të përzgjedhjes së vendeve në Florida.”, është shprehur ai.
Në letër, Patronis mbrojti infrastrukturën e transportit në Florida dhe vuri në dukje se shteti kishte lejuar sportet profesionale të vazhdonin me spektatorët. “Për më tepër, destinacionet tona ndërkombëtare turistike, si parqet e Disney-t kanë qenë të hapur dhe veprojnë në mënyrë të sigurt në Florida për disa kohë.”, shkroi Patronis./abcnews.al