Florian Marku, boksieri i njohur shqiptar, mezi pret të zhvillojë një ndeshje. Ëndrra e tij më e madhe është të mbrojë titullin kampion bote në Shqipëri, por më parë duhet ta fitojë atë. Marku po punon shumë që ta bëjë realitet diçka të tillë.
Së fundmi ka kërkuar edhe një ndeshje, me një boksier të njohur në Angli. “Kam dëgjuar që Connor Benn ka nevojë për një sfidë të vërtetë. Jam këtu Eddie Hearn”, shkruan Marku në llogarinë e tij në Instagram.
Connor Benn, i njohur me nofkën “Shkatërruesi”, është djali i Nigel Benn, një ish-kampion bote, legjendë në Angli. 23-vjeçari është në rrugën e duhur, teksa numëron 16 ndeshje, 11 prej të cilave i ka fituar me “KO”. Një ndeshje me të do të thoshte shumë për Markun, i cili është motivuar edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Anësori, i cili luan në Belgjikë me Stantdard Liege, shkruan: “Tregoji atij se çfarë është grushti”. Marku gëzon një mbështetje të madhe nga shqiptarët, jo vetëm në vendin tonë. Madje edhe personazhe të njohur të botës së futbollit, shpesh i kanë ndjekur nga afër duelet e tij. /abcnews.al