Florian Marku kthehet në atdhe për ndeshjen e madhe, përgatitjet në “Air Albania”

schedule12:02 - 23 Gusht, 2022

schedule 12:02 - 23 Gusht, 2022

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është kthyer në Shhqipëri për të realizuar ndeshjen për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez.

Marku është paraqitur sot në stadiumin “Air Albania” për përgatitjet e fundit të duelit përballë rivalit meksikan.

Ndeshja mes Florian Markut dhe Miguel Parra Ramirez do të zhvillohet më 25 gusht në “Air Albania”.

Lexo edhe: “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time përballja me Markun”, Parra Ramirez: Do jap gjithçka në ring

Boksieri shqiptar do të ketë fatin të fitojë këtë medalje para tifozëve të tij në Tiranë, por për të ngritur lart flamurin shqiptarë duhet të mposhtë kundërshtarin meksikan në ring. Pikërisht ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij përpara kësaj përballje të rëndësishme që do të luhet ditën e enjte.

“Jam i kënaqur që jam në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time. Do i tregojmë në ring pikat e forta e të dobëta. Duhet të jap gjithçka në ring.
Ne meksikanëve na pëlqejnë luftërat. Do e shohim në ring gjithçka. Në ring do jemi vetëm unë e Marku, do shohim vetëm fytyrat e njeri-tjetrit. E kam të qartë se Marku ka mbështetje. Në ring do jemi vetëm ne të dy. E kam imagjinuar që mund t’ia jap një knock-out Florianit. E rëndësishme është të japim maksimumin në ring. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka theksuar boksieri meksikan./abcnews.al/