Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, është takuar ditën e sotme në kompleksin sportiv të Valdebebas me Vinicius Jr, të cili i tregoi mbështetjen e tij të plotë pas incidenteve të fundit raciste që pësoi gjatë ndeshjes kundër Valencias.
Presidenti i Realit e gjeti brazilianin në gjendjen e tij më të keqe mendore që nga ardhja e tij në klub dhe shprehu gjithë dashurinë e tij në mënyrë që të ndihet i mbështetur në luftën kundër racizimit.
Për disa minuta, në një dhomë në kompleksin sportiv, Florentino Perez u interesua për gjendjen shpirtërore të lojtarit të tij dhe shpjegoi vendimet e marra nga klubi, të cilat i janë paraqitur Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit si një akuzë private pasi ka ngritur një ankesë kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit.
Siç thekson klubi në mediat e tij, Perez tregoi mbështetjen dhe dashurinë e tij për Vinicius dhe i premton atij se do të shkonte deri në fund përballë kësaj situate kaq të neveritshme urrejtjeje./h.ll/abcnews.al