Florentino Perez përgatitet për të dëshmuar në gjyqin e Neymar për një çështje delikate

schedule10:38 - 4 Gusht, 2022

schedule 10:38 - 4 Gusht, 2022

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez thuhet se do të dëshmojë në një gjykatë spanjolle me 18 tetor kundër ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell për mashtrim të dyshuar në marrëveshjen e transferimit të Neymar.

Sipas “Sport”, presidenti i “Los Blancos” do të jetë një nga 18 dëshmitarët e propozuar nga fondi brazilian i investimeve DIS në Seksionin e Gjastë të Gjykatës së Barcelonës.

Neymar iu bashkua Barcelonës nga Santos për një tarifë të raportuar prej 57,1 milionë euor në vitin 2013, sipas “BBC”. DIS-it iu garantua 40% e tarifës, por protestoi se ata morën shumë më pak nga transaksioni.

Ata tani kanë etiketuar akuzat për mashtrim kundër lojtarit, babait të tij, i cili është gjithashtu agjenti i lojtarit, Barcelonës dhe Santosit për pagesën e tyre më pak në të gjithë marrëveshjen. Fondi brazilian i investimeve ka propozuar dhe presidentin e Real Madrid si dëshmitar për të dëshmuar faktet e lartëpërmendura.

Ata gjithashtu kanë marrë lejene nga Perez për të ofruar intervistën e tij nga programi “LaSexta Jugones”, më 3 shkurt 2016 si video prove. Presidenti i “Los Blancos” mund të shihet duke verifikuar se duke paguar të gjithë mbajtësit e të drejtave, nënshkrimi i Neymar arriti në 150 milionë euro.

DIS tani po kërkon kompesim monetar për dëmet e mashtrimit në marrëveshjen e supozuar prej 150 milionë eurosh. Ata gjithashtu kanë kërkuar pesë vjet burg për lojtarin dhe tetë vjet për Rossell dhe nënpresidentin e tij të atëhershëm, Josep Maria Bartomeu.

Së bashku me ta, babai i Neymar, Barcelona dhe Santos do të gjykohen gjithashtu si tre subjekte për rolin e tyre në këtë mashtrim të supozuar.

Kjo është shtesa më e fundit e akuzave për mashtrim në lidhje me transferimin e Neymar që janë bërë tituj prej disa vitesh tashmë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!