Floku “gjysma e bukurisë”

schedule15:02 - 20 Nëntor, 2020

schedule 15:02 - 20 Nëntor, 2020

Në fëmijërinë e hershme të gjithë ushqehemi me mitin se floku është gjysma e bukurisë. Floku është pjese e rëndësishme e imazhit tonë.  Kujdesi për të pasur flokë  të shëndetshëm, është pjesë e kultures sonë , duke e mësuar që në fëmijerinë e hershme me maskat e bëra në shtëpi. Cfarë ndodh kur floku ka humbur shkëlqimin, është dobësuar dhe duket shumë më i hollë? Cfarë ndodh kur floku fillon të bjerë , a mjafton vetëm kujdesi në shtëpi?

Rënia e flokëve mund të ndodhë në cdo kohë për arsye të ndryshme dhe mund të jetë e përkohshme ose e përhershme. Rënia e flokëve aktualisht është një nga problemet më të zakonshme. Rënia e 100 fijeve të flokëve në ditë është normale por ndonjeherë, humbja e flokëve mund të jetë shumë më e shpejtë, duke shkaktuar shqetësim te pacienti.

Çfarë e shkakton rënien  e flokëve?

Ndodh kur cikli i rritjes dhe rënies së flokut prishet. Gjëndrat  e flokëve shkatërrohen dhe zëvendësohen me ind jo të shëndetshëm. Trashëgimia, ndryshimet hormonale, sëmundjet  e ndryshme dhe medikamente të caktuara mund të jenë shkaku  kryesor i rënies. Mosha, ushqimi  jo i shëndetshëm dhe stresi gjithashtu mund të jenë faktorë të rëndësishëm rreziku.

Ku drejtohemi kur kemi rënie floku?

Mjeku dermatolog ben ekzaminimin e flokut përmes testeve të ndryshme  por edhe përmes trikosokopisë. Trikoskopia (dermoskopia e skalpit dhe e flokëve) është një teknikë e vlefshme joinvazive, për të parë çrregullime të ndryshme të flokëve, jo vetëm si një mjet diagnostikues, por edhe në monitorimin e përgjigjes së trajtimit.Alopecia androgjenike (AGA) është shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve ndër meshkujt dhe femrat. AGA është një gjëndje multifaktoriale dhe gjenetike, që prek deri ne 80% te burrave dhe 40-50% të grave gjatë jetës.

Trajtimet që rekomandohen

Përdorimi i vitaminave të ndryshme, shampove dhe procedurave që premtojnë të rigjenerojnë flokët  mund te jenë efektive, por rezultatet ndryshojnë nga një pacient në tjetrin. Disa nga trajtimet më të njohura kundër rënies së flokëve që aplikohen nga mjeku dermatolog në klinikën Anassa janë:

PRP e  Flokut  (Platet Rich Plasma) Plazma e pasur me trombocite është një trajtim i sigurt dhe efektiv kundër  rënies së flokëve.

PRP është ‘autolog’, që do të thotë se ajo përftohet nga vetë gjaku i pacientit.
Si përftohet  PRP?

Hapi 1 : Merret gjak nga krahu i pacientit me shiringë.

Hapi 2 : Gjaku i marrë vendoset në tuba specifikë të cilët centrifugohen sipas një protokolli të përcaktuar me kujdes. Shpejtësia dhe kohëzgjatja e centrifugimit është shumë e rëndësishme për të siguruar trombocite të pa dëmtuara. Plazma e gjakut që është e pasur me trombocitet tërhiqet jashte tubit për tu injektuar. Nje lëndë aktivizimi shtohet  për të aktivizuar trombocitet dhe çliruar përmbajtjen e tyre para injektimit.

Hapi 3 : Injektimi i PRP në flokë në zonat që do të trajtohen. Trombocitet e injektuara veprojnë përmes clirimit të faktorëve të rritjes.

Një seancë zgjat rreth 1 ore (në varësi të zonave që do të trajtohen) , rekomandohen 3 seanca në interval 4 javë nga njëra tjetra. Më pas për mirëmbajtje është e nevojshme 1 seancë në vit.

Mezoterapia e flokëve Ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve, përmirësimin e cilësisë së flokëve dhe stimulimin e rritjes së tyre. Mezoterapia e flokëve njihet gjithashtu si mezoplastikë ose mesohair. Eshtë një teknikë që përfshin injektimin e produkteve si vitamina ,aminoacide dhe medikamente direkt në lëkurën e kokës. Vepron në epidermë e dermë , duke ndihmuar në rritjen e qarkullimit te gjakut  dhe ne sistemin imunitar dhe neurosensor. Përbërësit janë minoxidil, finasteride, dutasteride, biotine, vitamina etj, të cilët injektohen në shtresën mesodermike të lëkurës. Mesoterapia con vetem produktet e nevojshme në vendin e duhur  ,rreth gjëndrës së flokëve. Këto trajtime synojnë të rivendosin dhe të rrisin mikroqarkullimin në lëkurën e kokës, të sigurojnë lëndë ushqyese, të ngadalësojnë  tkurrjen e gjëndrave të flokëve dhe të stimulojnë rritjen e flokëve. Rezultatet e çdo trajtimi për frenimin e rënies së flokëve ndryshojnë midis individeve, por në shumicën e rasteve, do të duhen disa seanca për të pasur flokë të cilët të na e japin gjysmën e bukurisë së imazhit tonë. Kujdesi për flokë të shëndetshëm kryhet duke ju drejtuar mjekut dermatolog!

DR Elna CanoDermatovenerologe në Klinikën ANASSA.

/Abcnews.al