Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flokëkuqja “prangos” 2 shqiptarë në Mykonos, do merrnin kokainën e porositur nga burgu Korydallos

schedule10:15 - 22 Qershor, 2021

schedule 10:15 - 22 Qershor, 2021

Një rrjet i shpërndarje së kokainës, është goditur në Mykonos të Greqisë, ku pjesë e grupit ishin edhe disa shqiptarë.

Së fundmi është zbardhur dëshmia e një 19-vjeçare, për të cilën mediat greke i referohen si “flokëkuqja”. Mësohet se grupi drejtohej nga një person me nofkën “mjeku i kokainës” ndërsa vajza 19-vjeçare përdorej nga grupi si transportuese kokaine duke e çuar tek “Zonja e bardhë” në Mykonos.

Vajza luajti një rol qendror në një operacion sekret që filloi në Rafina dhe përfundoi në një hotel në Petinaros, Mykonos. Në pranga ranë dy tregtarë drogë të “Zonjës së bardhë”, që sipas mediave greke ishin shqiptarë. Në kërkim është kreu i grupit “mjeku I kokainës” ndërsa anëtari I dytë që ishte në rolin e drejtuesit është një grek I cili e drejtoi punën e tij që nga qelia e burgut Korydallos.

Kur në orën 16:20 të martën e kaluar pasdite në portin e Rafinës, autoritetet e portit kapën flokëkuqen 19-vjeçare ndërsa ajo po bëhej gati të hipte në anije për në Mykonos.

Gjatë kontrollit vajzës në fjalë i gjetën një sasi prej 207 gram kokainë në trupin e saj. Ndërsa e detyruan që udhëtimin ta bënte në mënyrë që të kapnin edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik kokaine.

Flokëkuqja ka rrëfyer të gjithë historinë e përfshirjes së saj në këtë grup ndërsa tregon se si merrte urdhra nga burgu për të transportuar drogën.”Më më 15 qershior dhe rreth orës 16:00, më thirri me një numër telefoni dhe më kërkoi të transportoja një sasi prej 207 gramë kokainë në Mykonos ku unë do t’ia dorëzoja dikujt që do ma thonin më vonë. Pas pak ishim në Moskato ku takova një grua të panjohur për mua, përpara bashkisë së qytetit të Moskatos. Personi mori sasinë e mësipërme të kokainë të cilën më dha dhe unë e vendosa në çantën time. Pastaj mbërritëm në portin e Rafinës me taksi, ai më preu biletën për të shkuar në Mykonos, më çoi në anije dhe më dha 20 euro për shpenzimet e mia dhe ndërsa ai kishte thënë se do të priste që unë të hipja në anije për t’u larguar , ai iku. Gjatë udhëtimit , unë u kontrollova nga policia dhe u gjet sasia që kisha mbi mua. Pastaj disa policë hynë me mua në anije dhe më ndoqën “.thotë Natalia 19-vjeçare dhe shton “Gjatë gjithë udhëtimit, unë u udhëzova nga numri që me telefononte i cili është i burgosur në burgun Korydallos dhe unë e njoh atë në fotot që ju më tregoni”.

Sapo anija u ankorua në Mykonos, një grup zyrtarësh portualë të Prokurorisë së Barnave të Autoritetit Portual të Mykonos morën tregtaren 19-vjeçare me flokë të kuq dhe e futën në një taksi. Ata drejtohen për në një hotel në zonën e Petinaros. Në fakt, gjatë udhëtimit, flokëkuqja 19-vjeçare po fliste me njërin nga dy drejtuesit e grupit i cili përmes qelisë të burgut po jepte udhëzime se me kë do të takohej për të dhënë kokainën.

“Ne biseduam përmes telefonit celular në aplikacionin messenger dhe viber dhe me kamerën e hapur. Ai më kërkoi të shkoja në hotel në zonën e Petinaros dhe atje do të prisja disa njerëz që do të vinin dhe do të merrnin kokainën ” thotë ajo .

Vajzës iu kërkua të vazhdonte “lojën” në mënyrë që të vinin në pranga personat e tjerë.

Pas rreth 20 minutash telefoni i vajzës ra sërish ku mori udhëzime të dilte se kishin ardhur personat që do merrnin “zonjën e bardhë” .

Gruaja e re iu bind. Një Fiat i bardhë u shfaq jashtë hotelit, shoferi shqiptar ndaloi makinën dhe bashkë me një tjetër shqiptar iu afruan vajzës. Në këtë moment oficerët u hodhën sipër makinës për t’i kapur. Gjatë kësaj tentative shoferi u mundua që të shtyp me makinë oficerët, por në fund ranë të dy në pranga.

Tashmë hetimet vijojnë për të kapur “mjekun e kokainës”.

Kur u pyet nëse flokëkuqja 19-vjeçare dëshironte të shtonte diçka, ajo u përgjigj pozitivisht: “Për sa më sipër, unë ju jap si provë të gjitha bisedat nga mesazhet në celularin tim. Për aktin e mësipërm do të merrja një tarifë prej 600 eurosh dhe 400 të mbeturat do të kthehesha në Athinë dhe do t’ia dorëzoja diku” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!