“Flisnin shqip”! Gruan e mbyti me duart e tij, por si tentoi greku të përfshinte shqiptarët

schedule21:20 - 17 Qershor, 2021

schedule 21:20 - 17 Qershor, 2021

Zbulimi i misterit të vrasjes makabre të 20-vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos shkaktoi një tjetër tronditje në Greqi.

Por për të arritur në zbardhjen e ngjarjes hetuesit grekë u përballën jo vetëm me shumë të panjohura rrugës, por edhe manovrat e burrit, që për 37 ditë arriti që t’i fuste në një rrugë qorre.

32-vjeçari në dëshmitë e tij theksonte se grabitësit ishin tre dhe se flisnin mjaft mirë greqisht, ndërsa njëri prej tyre, sipas tij, në një moment kishte një dialog në një tjetër gjuhë.

Policia e vendosi grekun në një lloj ekzaminimi akustik të gjuhëve të ndryshme. Piloti dëgjoi fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjeorgjiane, madje edhe në dialektet rome. Nga ato që dëgjoi, 32-vjeçari tha se ato që kishte dëgjuar përputheshin me gjuhën shqipe duke përfshirë në ngjarje shqiptarët.

Lexo edhe: Piloti grek pranon krimin, rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do të më linte

Autoritetet greke kanë shumë emra në filtër dhe në fund i kërkuan ambasadës shqiptare në Athinë informacion në lidhje me tre emra, por në fund rezultoi se gjithçka kishte qenë skemë e pilotit për devijim të hetimeve, por megjithatë në fund u zbulua e vërteta dhe piloti pranoi krimin. d.b/Abcnews.al