Flinte mbi 3 mln Euro, adoleshenti shqiptar çudit italianët: 2 valixhe plot me kokainë

schedule22:15 - 8 Shkurt, 2021

schedule 22:15 - 8 Shkurt, 2021

35 kg kokainë ka sekuestruar policia italiane ditën e sotme në Lodi, Lombardi. Droga u gjet brenda shtëpisë së një familje shqiptare, ndërsa në momentin që ndërhyri policia ishte vetëm djali 17-vjeç. Mediat italiane shkruajnë se adoleshenti shqiptar po ruante mbi tre milionë euro kokainë gati të pastër në dy valixhe të mbushura plotë. Lëndën narkotike ai e kishte fshehur në shtratin e tij të ndarë në pako.

Kur policia trokiti në derën e shtëpisë, adoleshenti shqiptar bëri gjithçka për t’i vonuar. Fillimisht ai jo vetëm që nuk e hapi, por me shumë gjasë telefonoi dikë për ta paralajmëruar rrufeshëm për aksionin.

17-vjeçari u arrestua, por gjykata e liroi për shkak të moshës. Hetimet u shtrinë mbi familjen e tij, e cila rezultoi e pastër. Nëna e shqiptarit punon në një kompani, ndërsa i ati aktualisht i papunë.

“Ne po përpiqemi të kuptojmë si u gjendën dy valixhe plot me kokainë në banesën e një familjeje të pastër: nuk përjashtohet që ata të ruanin drogën në emër të dikujt. Hetimet filluan disa ditë më parë pas informacioneve nga fqinjët për lëvizjet e disa njerëzve të panjohur.

Ne ndërhymë në momentin që kishte lëvizje për të larguar drogën” thanë autoritet për mediat italiane. Nëse do të hidhej në treg vlera e drogës do të shkonte në 3 milionë euro./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!