Ka dy kategori njerëzish, ata që flenë herët gjatë natës sepse duan të pushojnë të paktën 8 orë dhe ata që rrinë zgjuar deri vonë. Por si ndikon gjumi në metabolizmin tonë? Studiuesit në Universitetin Rutgers studiuan 51 persona të moshës së mesme mbipeshë për një javë për të kuptuar më shumë rreth kësaj.
Studiuesit zbuluan se ata që qëndrojnë zgjuar natën vonë kishin një aftësi të reduktuar për të përdorur yndyrën e trupit të tyre si energji, si rezultat i së cilës, lipidet rriten në trupin e tyre dhe kështu rritet rreziku për sëmundje të ndryshme si problemet kardiovaskulare, diabeti etj.
Ata që flenë vonë natën mund të kenë një rrezik më të madh për sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që zgjohen herët, sepse trupi i këtyre të fundit përdor në mënyrë më efikase yndyrën si burim energjie dhe gjithashtu i përgjigjet më mirë veprimit të insulinës.
I ashtuquajturi kronotip i një personi, pra nëse ai është përgjithësisht tip i natës apo i mëngjesit, ndikon në aktivitetin e tij dhe ciklin e gjumit brenda 24 orëve, gjë që ka implikime për metabolizmin dhe shëndetin e tij në përgjithësi. /abcnews.al