Flini me kafshën tuaj? Si mund të ndikojë kjo tek ju

schedule09:28 - 12 Shtator, 2022

schedule 09:28 - 12 Shtator, 2022

Një numër i madh njerëzish kënaqen duke përkëdhelur qentë e tyre, pa menduar as nëse është e dëmshme apo e dobishme për ta. Me kalimin e kohës, kjo marrëdhënie bëhet aq e fortë sa kafshët shtëpiake fillojnë të perceptohen si anëtarë të familjes.

Një numër i madh i të anketuarve për një studim theksuan se i lejojnë kafshët e tyre edhe të flenë pranë tyre, dhe shkencëtarët theksojnë se kjo nuk është një ide aq e keqe. Psikologia Barbara Santini theksoi se ka pesë arsye pse është mirë të flini me kafshën tuaj shtëpiake.

Ajo thotë se gjumi pranë një qeni mund të jetë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Sigurisht, duhet pasur gjithmonë kujdes, sidomos nëse vuan nga alergjitë. Përveç kësaj, higjiena e qenit nuk duhet neglizhuar, si një parakusht për atë që Barbara po fliste.

Përmirëson gjumin

Studimet kanë treguar se gjumi me një qen mund të zvogëlojë ankthin, të përmirësojë disponimin dhe ta bëjë mjedisin tuaj më të relaksuar dhe të këndshëm. Prandaj, gjumi pranë një qeni mund të ndihmojë njerëzit që luftojnë me pagjumësinë ose e kanë të vështirë të bien në gjumë.

” Fjetja me kafshë shtëpiake stimulon prodhimin dhe çlirimin e një sasie më të madhe të oksitocinës. Kur nivelet tona të oksitocinës janë të larta, ne kemi më shumë gjasa të përjetojmë relaksim të plotë të trupit”. theksoi psikologia.

Forcon imunitetin

Ndarja e një shtrati me një kafshë mund të ketë një efekt pozitiv në imunitetin. Kafshët shtëpiake inkurajojnë shumëllojshmërinë e mikroorganizmave në shtëpi dhe hulumtimet tregojnë se sistemi juaj imunitar forcohet kur ekspozohet ndaj mikroorganizmave të ndryshëm” thotë Barbara.

Është zbuluar gjithashtu se kafshët shtëpiake mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe foshnjat kanë më pak gjasa të kenë alergji nëse rriten në një shtëpi me një qen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!