“Flick super, periudha më e bukur me të. Nagelsmann? Ka një cilësi të veçantë”

schedule16:34 - 28 Prill, 2021

schedule 16:34 - 28 Prill, 2021

Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë. 56-vjeçari do të zëvendësojë Joachim Loë pasi të përfundojë Euro 2020, teksa do të pasohet nga Julian Nagelsmann në detyrën aktuale. Ylli i bavarezëve, Robert Lewandowski ka folur rreth dy trajnerëve.

Flick nuk është vetëm një trajner i mirë, ai është një person i mrekullueshëm. Mund të diskutosh gjithçka me të, mund të flasësh edhe për probleme personale. Arritëm një sukses historik me të. E kishim shumë të qartë se çfarë duhet të bënim, plani i tij funksionoi për mrekulli.

Koha e kaluar me të si trajner ka qenë më e bukura për mua te Bayern Munchen“, deklaron sulmuesi polak, i cili flet edhe rreth trajnerit të ri, i cili është vetëm një vit më i madh se Lewandowski. “Sinqerisht që nuk e njoh mirë, por mund të them diçka.

Ai ia del të rrisë nivelin e skuadrave që drejton, vazhdon t’i surprizojë të gjithë. Ka aftësinë të përmirësojë lojtarët dhe skuadrat e tij i kanë kaluar gjithmonë pritshmëritë“, përfundon goleadori prononcimin e dhënë për Bild. /abcnews.al