Flick: Nuk e prisja, zhvilluam 45 minutat më të dobëta që kur kam ardhur

schedule11:33 - 24 Shtator, 2022

schedule 11:33 - 24 Shtator, 2022

Gjermania u mposht nga Hungaria dhe nuk mund të shkojë në “Final 4” të Nations League. Trajneri Hansi Flick pas ndeshjes ka vënë në dukje paraqitjen e dobët, sidomos në pjesën e parë.

“Pjesa e parë ishte më e keqja që kur kam ardhur në krye të Gjermanisë. Pak besim, intensitet i ulët, pak raste dhe shumë gabime.

Nuk e prisja një ndeshje të tillë nga skuadra ime. Të gjithë duhet të punojnë me veten. Koha për eksperimente ka përfunduar”, u shpreh Flick mes të tjerash. / abcnews.al