Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flick: Lazio shumë e fortë, na befasuan në dy ndeshjet ndaj Dortmund

schedule14:58 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:58 - 22 Shkurt, 2021

Bayern Munchen është gati për sfidën ndaj Lazios. Nesër në mbrëmje zhvillohet dueli i parë i raundit të 1/8 në “Olimpico” të Romës, takim rreth të cilit flet Hansi Flick në konferencën për shtypin.

Kemi shumë mungesa, por unë nuk jam një tip që kërkoj justifikime. Nuk kemi luajtur mirë në pjesët e para kundër Bielefeld dhe Eintracht. Tani vjen Champions dhe duhet të jemi top.

Ndeshjet në këtë turne janë speciale dhe pres që ekipi të jetë shumë i motivuar. E pres një gjë të tillë prej fillimit të ndeshjes, jam i bindur që do tregojmë se e kemi kuptuar se çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit.

Lazio? I kemi në mendje dy ndeshjet që luajtën ndaj Dortmundit, Lazio luajti shumë mirë në të dy takimet. Miro (Klose) mund të na ndihmojë, pasi i njeh mirë ata dhe trajnerin Inzaghi. Por, jo vetëm ndaj Lazios. Ai ka gjithmonë ide të mira.

Sule ka pësuar një dëmtim dhe sot nuk është stërvitur. I kemi dhënë mundësinë të pushojë, por do të udhëtojë me ne në Romë. Mund të aktivizoj Kimmich në krahun e djathtë të mbrojtjes, të shohim“, theksoi Flick. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!