Mbrëmjen e djeshme ndodhi ajo, që me siguri as lojtarët e Holstein Kiel nuk e mendonin para se sfida të niste. Skuadra modeste e Bundesliga 2, barazoi 2-2 gjatë gjithë 120 minutave dhe në fund arriti të fitojë me penallti, duke eliminuar kampionët e Bayern Munchen nga Kupa e Gjermanisë.
Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i bavarezëve, Hansi Flick. Ai u shpreh se është një goditje e rëndë për skuadrën, por rikthimi në rrugën e duhur është e rëndësishme. Flick është i shqetësuar për disa gabime, që vazhdojnë të përsëriten.
“Është shokuese, tronditje e vërtetë. Por duhet të kthehemi shpejt në rrugën e duhur. Nuk mund ta fajësoj për asgjë ekipin. Kemi treguar se mund të luajmë 120 minuta me ritëm të lartë, por ndeshjet bnuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ka disa gjëra të vogla, që duhet t’i rregullojmë për të cilat kemi folur tashmë dhe fatkeqëisht vazhdojnë të ndodhin. Humbje e penalltisë nga Roca? Nuk e fajësoj aspak atë. Të gjithëve u ndodh të humbasin një penallti”, u shpreh Flick. /abcnews.al