Flick: Boateng do vendosë vetë për të ardhmen, besoj shumë te Coman

schedule20:23 - 3 Janar, 2020

schedule 20:23 - 3 Janar, 2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka folur në një intervistë të gjatë me ‘Kicker’, aty ku diskutoi për merkaton e janarit, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, si dhe të ardhmen e Jerome Boateng.

MERKATO – “Ne e kemi diskutuar tashmë këtë. Jemi gjithmonë duke vëzhguar tregun dhe do të jemi aktivë vetëm nëse jemi plotësisht të bindur. Leroy Sane është ende një lojtar i Manchester Cityt, kështu që nuk ka nevojë të shqetësohet për të në këtë moment. Benjamin Pavard bën mirë në çdo pozicion, por veçanërisht në qendër të mbrojtjes. Transferimet e dimrit gjithmonë sjellin diçka në një ekip.

COMAN&GNABRY – “Coman është lojtar i shkëlqyer, ka qenë shumë i pafat me dëmtimet. Gjithsesi, ne presim shumë nga ai dhe ai e di shumë mirë që i ka aftësitë e duhura. Serge ka një dinamikë të jashtëzakonshme kur vrapon me topin. Unë jam i kënaqur me rritjen e tij”.

BOATENG – “Gjithmonë e qartë me të. Ne flasim hapur për deficitet. Kundër Wolfsburg, ai hyri dhe pati disa probleme, por më pas tregoi se ka cilësinë për të luajtur në Bayern. Jerome duhet të marrë vendimin për të ardhmen e tij”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!