Ismet Krasniqi, xhahxhai i Alebrt Krasniqit i cili u vra mbrënë nga i ati ka dhënë një tjetër version për ngjarjen e rëndë.
Ai është shprehur se Skënder Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij, Albertin.
Xhaxhai ka thënë për T7 se Alberti ia kishte dhënë babait të tij armën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plumb.
“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai.
Lexo edhe: I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit! Nënës i bie të fikët, e pranishme edhe ish gruaja
“Apel me pasë kujdes se arma është e shejtanit, jo e njerit. Por për fat të keq rinia e sotit janë mësu me ato dhe është një e metë e madhe. Shpresoj që Policia në të ardhmen duhet me u marrë me këtë punë dhe t’i konfiskojë armët, sidomos atyre që i shesin”, shtoi Krasniqi.
Ismeti e ka përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen, ndërsa ka treguar se armën e kishin blerë kur kishin qenë së bashku me Albertin, ndërsa babai e kishte këshilluar që të mos e blinte.
“Alberti dihet se ka qenë djalë problematik, por sa i përket familjes ka qenë djalë i mirë”, tha ai.
Më tej, Ismet Krasniqi konfirmoi raportimet e mediave se Alberti ishte ndarë nga gruaja, mirëpo mohoi se i ndjeri ka dhunuar ish-missin e Kosovës.
“Ka qenë e vertetë, janë ndarë disa herë, duke qenë se rinia sot për një problem të vogël ndahen, por s’ka pas problem të madh për me u nda, nuk ka qenë ndonjë ndarje e përjetshme. Por ndamje e përkohshme që ka ndodh edhe herave të tjera, por lirisht tash themi se është ndarje e përjetshme se Alberti vdiq”, tha ai më tej për Gazetën Express.
“Janë përla, ama dhunë s’po di, ata janë përla si burrë e gru që përlahen. S’ka pas mosmarrëveshje, por vetëm burrë e gru”, përfundoi ai sa i përket raportimeve për problemet mes çiftit.
Po ashtu Krasniqi e mohoi se i ndjeri e ka sulmuar babain e tij, para se ky i fundit të shkrepte me armë zjarri.
“Jo absolut, ai babin e ka pas gjithçka, s’ka pas shanse me ndodh…Ai çdo të mirë e keqe me babën e ka shqyrtu. Skënderi u mundu me zbutë situatën me raportuar në polici për shkak të mosmarrëveshjes me gru që e ka pas…Edhe Alberti ndoshta prej frikës e ka ble një armë….ka qenë aksident, qa është kjo armë edhe qysh e ka pas në dorë ka kërsit ish kanë plumbi në cevë, edhe pse vëllau ka qenë ushtar por kjo ndodh edhe te profesionistët, po këto ndodhin gjithkund. Në gjoks i ka ra plumbi, tu e këqyr çfarë arme qysh ka kërsit veç Zoti e di”, përfundoi ai.