Flet piloti amerikan që kontaktoi me UFO-t: Mendova se ishte stërvitje, e futa në shënjestër

schedule12:36 - 7 Prill, 2022

schedule 12:36 - 7 Prill, 2022

Piloti amerikan i një avioni F-18, i cili filmoi një kontakt të me UFO-t në vitin 2015 ka dhënë një dëshmi në mënyrë sekrete në Kongres duke thënë se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një stërvitje.

Ngjarja ndodhi në vitin 2015 gjatë një patrullimi rutinë në Florida, por ai nuk i kushtoi rendësi duke vijuar me rutinën edhe pse e kishte future në shënjestër duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për nëj stërvitje.

Por, në vitin 2019 ai “kujtohet” për çfarë kishte ndodhur dhe kishte njoftuar eprorët e tij, raporton abcnews.al.

Ai u tha eprorëve se gjatë fluturimit natën kishte vërejtur një objekt të çuditshëm që i afrohej aeroplanmbajtëses nga ku ishte ngritur avioni.

“Mendova se bëhej fjalë për një objekt të lëshuar për qëllime stërvitjeje dhe fillimisht e vura atë në shënjestër për të parë veprimet. Ai i afrohej përherë dhe më shumë anijes dhe pastaj u zhduk. Nuk i kushtova rendësi në fillim, por di që ishim shumë pranë njeri-tjetrit”, mësohet të ketë raportuar piloti.

Pas hetimeve u zbulua se aty nuk kishte fluturuar ndonjë objekt ushtarak apo civil duke bërë që autoritetet të besojnë se bëhej fjalë për një UFO që hetonte mbi aeroplanmbajtësen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!