Flet për herë të parë trajneri i ri i Spanjës, De La Fuente: Unë jam i vetmi që e di të tashmen dhe të ardhmen e futbollit këtu

schedule16:52 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 16:52 - 12 Dhjetor, 2022

Luis de La Fuente prezantohet nga federata spanjolle.

Pasardhësi i Luis Enrique foli sot në konferencën për shtyp, për herë të parë si trajneri i kombëtares spanjolle dhe është shprehur i bindur për punën e tij.

“Kam qenë futbollist porfesionist për 15 vite, 13 prej të cilave në ligën e parë. Kam luajtur në ekipin kombëtar në të gjitha kategoritë përvec asaj më të lartës. Më pas kam punuar si delegat, asistent teknik dhe trajner në Primera Divison, duke trajnuar 16 lojtarë që ishin në Botërorin e Katarit.

Kam 10 vite si pjesë e kësaj federate dhe nëse ka dikush që e njeh të tashmen dhe të ardhmen e futbollit spanjoll, jam unë”, ka folur me bindje tekniku më i ri i kombëtares spanjolle.

De La Fuente mori detyrën e tij të re menjëherë pas shkarkimit të Luis Enrique, ku Spanja nuk mund të kualifikohej për më tej në Kupën e Botës./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!