Mesditën e sotme një person u fut me makinë me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” duke vendosur jetën në rrezik jetën e fëmijëve që po luanin, qytetarëve të tjerë, por edhe grupeve të vaksinimit.
Makina ishte e dëmtuar në pjesën e përparme dhe mbetet ende mister si u fut makina në shesh, pasi është i rrethuar nga të gjitha hyrjet me barriera.
Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ U fut me makinë në mes të sheshit duke terrorizuar qytetarët, agresori flet për ABC
Agresori u neutralizua menjëherë nga dy të rinj që ishin të pranishëm. Njëri prej tyre rrëfeu për ABC si ndodhi ngjarja e rëndë.
“Ndodhi. E ndalova makinën, vuri në rrezik jetën e qytetarëve dhe mu duk e tepërt, e neutralizova. Nuk e njihja personin, isha rastësisht, pashë që ishte një akt terrorist dhe u mundova. Ndërhyrja për të shpëtuar njerëzit” tha Klodian Elqeni, që e nxori nga makina duke e neutralizuar.
Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raportoi se drejtuesi i mjetit dyshohet se është nga Memaliaj me origjinë, ndërsa banon në Kombinat dhe se ishte në gjendje të droguar pasi me vete i janë gjetur doza kanabis dhe ka përplasur edhe disa makina rrugës përpara se të zbarkonte në shesh.
Nga kontrolli të riut iu gjet një qese farmacie me kanabis. Ai ka qenë disa herë i arrestuar si shpërndarës droge. / Abcnews.al