Doktor Arben Agolli është një nga dy mjekët e Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut të infektuar me koronavirus.
Doktor Agolli thotë në një intervistë për ABC News se vetëm mjekët nuk mund t’ia dalin dhe se të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë për të mundur këtë pandemi.
“Jam në vetëizoli m pasi bashkë me infermierët që punojmë kemi rezultuar pozitiv dhe jemi në vetëizolim. Gjithashtu pas vizitave të fundit mjekët na kanë këshilluar që të qëndrojmë në shtëpi. Kishim një rast nga familjarët e prekur dhe ne duke mos pasur shenja klinike u testuam dhe dolëm pozitivë, unë kolegu im dhe tre infermieret që punojnë me ne. Nuk e kam marrë me frikë. Nuk shikoj asnjë për shqetësim”, tha mjeku.
Ndër të tjera mjeku Agolli ka rekomanduar të gjithë të kenë kujdes dhe ta marrin me seriozitet të gjithë këtë situatë. /abcnews.al