Flet konsulli i nderit: Çdo centimetër të territorit të Ukrainës po e çlirojmë me gjakun e ushtarëve tanë

schedule14:18 - 18 Nëntor, 2022

schedule 14:18 - 18 Nëntor, 2022

Shahin Omarov, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë i ftuar në studion e “Abc Live” dhe i pyetur nga gazetarja Sibora Bitri nëse fitorja në qytetin e Hersonit mund të quhet një ‘clirim’ apo ‘tërheqje’ të trupave ruse, u shpreh që cdo centimetër i territorit të Ukrainës po clirohet me gjakun e ushtarëve të saj.

Konsulli i nderit në Ukrainë, Omarov: Shprehim mirënjohjen për Shqipërinë, kemi njohur sovranitetin e Kosovës

‘Ushtria ruse nuk erdhi në territorin e ukrainës që të tërhiqet, cdo centimetër i teritorit të Ukrainës po e çlirojmë me gjakun e ushtarëve të Ukrainës’, tha Omarov.
Sipas tij lufta nuk ka filluar më datë 24 shkurt, por më herët dhe tashmë prej 9 muajsh po zhvillohet një luftë e plotë në të gjitha dimensionet e saj.

Kjo luftë, sipas Omarov po tregon se populli i Ukrainës po mbron tokën e tij me gjithçka.

Për Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë Shahin Omarov ‘pala ruse po e kupton qe iniciativa e luftës ka kaluar ne anën e Ukrianes. Kemi çliruar një pjesë të madhe të territorit. Pavarësisht pushtimit, po i çlirojmë këto territore. Keto territore kanë qene të pervetesuara nga Federata Ruse.

Qyteti i Kherson, pavarësisht se pala ruse e bëri pjesë të Federatës Ruse, ne e çliruam. Për fat të keq Federata Ruse vazhdon të bombardojë të gjithë territorin e Ukrainës. Nëse marrim vetëm ditën e fundit, mbi 100 raketa janë hedhur në territorin e Ukrianës. Po shkatërrohet furnizimi me energji elektrike dhe furnizimi me ujë’, tha Sharin Omarov. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!