“Flet” celulari i Marias: SMS-ja e fundit që dërgoi 16 vjeçarja shqiptare para vdekjes

schedule13:27 - 28 Gusht, 2020

schedule 13:27 - 28 Gusht, 2020

Autoritetet greke kanë “zbërthyer” telefonin e 16 vjeçares shqiptare Maria Hyseni, e cila u gjet e vdekur pranë një kishe në Trikala të Greqisë.

Autoritetet dyshojnë se ajo kreu vetëvrasje, ndërsa prindërit janë të bindur se ajo është shtyrë nga lartësia duke pësuar vdekjen, shkruan abcnews.al.

Siç raporton “Protothema“, autoritetet kanë zbuluar përmes qelizës së kartës SIM se për herë të fundit, telefoni i vajzës është fiksuar nga antenat disa metra larg vendit ku u gjet e vdekur, ndërsa mesazhin e fundit ia kishte dërguar së motrës duke folur për problemet familjare.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur vajza është takuar me një polic me origjinë greke, i cili është konfirmuar se ishte personi i fundit që pati kontakt me të para se të gjendej e vdekur.

Policia është ka të dhëna se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por kjo nuk mjafton për familjarët. Ata kërkojnë hetim të mirëfilltë për të gjetur shkakun e vdekjes së të bijës. /abcnews.al