Flet babai i 20-vjeçarit që i dogjën makinën në Krujë: Dëgjuam një shpërthim, s’kemi konflikte

schedule09:49 - 27 Nëntor, 2020

schedule 09:49 - 27 Nëntor, 2020

Zbardhen detaje të reja nga djegia e automjetit në Krujë gjatë natës. Abcnews.al mëson se automjeti ishte në pronësi të 20 vjeçarit, Erlind Demnushi.

Ngjarja ndodhi vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, ndërsa automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës.

I ati i 20-vjeçarit, Gani Demnushi ka thënë se dëgjuam një shpërthim dhe u trembën. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë.

“Kur dolëm jashtë pamë makinën që po digjej, u munduam ta shuajmë, ndërkohë njoftuam edhe policinë, e cila erdhi menjëherë. Nuk kam konflikte me askënd nuk e di se kush ma bëri këtë, unë shikoj punën time”, është shprehu ai.

Ndërkohë policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes  thotë se lënda plasëse ka qenë në mënyre artizanale. g.v/abcnews.sl

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!