Flet agjenti i sulmuesit: Duhet të flasim me Interin, qëndrimi i pasigurt

schedule15:59 - 2 Korrik, 2021

schedule 15:59 - 2 Korrik, 2021

Achraf Hakimi mund të mos jetë “sakrifica” e vetme e Interit në merkato. Kampionët e Italisë po kalojnë vështirësi ekonomike dhe nuk përjashtohet shitja e Lautaro Martinez.

Agjenti i sulmuesit argjentinas, Alejandro Camano nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodhë dhe ka një mesazh për drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët duhet të marrin një vendim.

Do të bisedojmë me Interin për të mësuar nëse Lautaro do të qëndrojë apo do të shitet këtë verë. Do të ulemi e të flasim me qetësi pasi të ketë përfunduar kjo situatë e veçantë për Interin.

Merkato është shumë e gjatë, të gjithë skuadrat europiane do të bëjnë shumë lëvizje, kështu që ne duhet të diskutojmë me Interin se çfarë do të ndodhë“, deklaroi agjenti i 23-vjeçarit. /abcnews.al