Flasim mirë anglisht/ “Education First”: Shqiptarët, njohuri mesatare për gjuhën angleze

schedule15:30 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:30 - 7 Dhjetor, 2023

Këto dy gjashtë vjeçare as nuk kanë lindur dhe as nuk kanë jetuar jashtë vendit ndonëse kanë këtë komunikim në gjuhën angleze. Mia dhe Evi janë dy nxënëse të klasës së parë në  shkollën “Servete Maçi” në Tiranë. Prej dy vjetësh anglishtja nis me uljen për herë të parë në banka, por shumë prej fëmijëve nuk kanë pritur shkollën për të mësuar.

Telefoni, televizori, kurset private kanë  dhënë ndikimin e tyre.

Brezat kanë ndryshuar. Për disa nxënës, Entela Haka mësuese anglishte prej 17 vitesh, tregon se duhet të  ndryshojë programin e shkollës.

Për njohjen e gjuhës angleze Shqipëria ka një përmirësim me dhjetë vende krahasuar me vitin e shkuar.

Kompania  globale e arsimit “Education First” pas analizës së testeve të  2.2 milion të rriturve renditi vendin tonë të 39 ndër 113 shtete dhe vlerësoi se shqiptarët kanë  njohuri mesatare në anglisht.

Por nëse përgatitja në të gjithë vendin vlerësohet me 533 pikë Tirana e tejkalon atë me 26 pikë duke kaluar në aftësi të larta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!