Flamuri shqiptar është bërë pjesë e festës së partisë opozitare OBRM-PDUKM-së në Shkup.
Festa është zhvilluar para selisë së tyre qendrore në Shkup, ku edhe janë shpallur fitues me kandidatin e përkrahur nga ata Danella Arsovska.
Kjo e fundit ka marrë edhe mbështetjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Partia maqedonase OBRM-PDUKM, më parë ka pasur retorikë anti-shqiptare ndërsa tashmë duket se tensionet janë ulur. /abcnews.al/