Në vendin e rrëzimit të avionit ku vdiq mercenari më i fuqishëm rus, një flamur i zi Wagner po valëvitet pranë një grumbulli gurësh të rrethuar me lule.
Flamuri po qëndron por, të gjitha mbetjet e avionit privat janë pastruar, shkruan Reuters.
Avioni me të cilin Yevgeny Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg nga Moska u rrëzua duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht.
Aty duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Wagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash.