Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.
Noka, i rreshtuar me lëvizjen e Sali Berishës, kërkon të dijë se përse selia e PD-s u rrethua nga forca policie më 11 Dhjetor, ku u mbajt Kuvendi i thirrur nga delegatët që u finalizua me votimin për shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Kërkojmë nga ana juaj se kush janë arsyet, informacionet tuaja për këtë veprim, nga ju kanë ardhur këto të dhëna dhe kush është institucioni që ka kërkuar këtë përqëndrim të forcave policore pranë selisë së PDSH-së”, thuhet në letrën e Nokës drejtuar Nanos.
Të shtunën e 11 Dhjetorit forca të shtuara policie rrethuan zonën pranë Partisë Demokratike, teksa në stadiumin “Air Albania” zhvillohej Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha. Sipas asaj që është raportuar Policia e Shtetit pati një plan masash pasi kishte informacione për trazira të mundshme në selinë blu.
g.v/abcnews.al