Avokati Idajet Beqiri thotë se po kryhen hetime ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ndaj tij ka 3 akuza, për pastrim parash, korrupsion dhe mos deklarim të pasurisë.
“Flamur Noka, krimet që ka bërë, është regjistruar procedim penal. Po bëhen hetime ndaj tij, edhe për pastrime të parave të pista, korrupsion pasiv, edhe për mos deklarim të të ardhurave dhe deklarime të rreme. Janë 3 vepra penale jashtëzakonisht të rënda, po hetohet për këto. Nuk justifikon milionat e eurove, që i ka bërë pasuri të paluajtshme për vete dhe për pjesëtarët e familjes së tij. Ai korrupsion i lartë shtetëror që ka bërë sidomos kur ishte ministër i Brendshëm, por dhe kur ishte te Enti i Banesave, do japë llogari për këto”, theksoi ai./abcnews.al