Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flamengo fiton “libertadores”/ Skuadra nga Rio fitoi 1-0 finalen tërësisht braziliane në Peru

schedule12:58 - 30 Nëntor, 2025

schedule 12:58 - 30 Nëntor, 2025

Dominimi po bëhet absolut. Brazili, që ka qenë për dekada me radhë një “gjigand I fjetur” në Kupën Libertadores, tashmë fiton e vetëm fiton.

Skuadrat e vendit të madh më në fund janë në serinë triumfuese që u vazhdua nga Flamengo në Stadiumin Monumental të kryeqytetit të Perusë, Lima. Në një finale tërësisht braziliane, skuadra nga Rio de Zhaneiro mundi me meritë Palmeirasin, një emër tepër I shquar, por që këtë herë zhgënjeu.

Danilo Da Silva, ish-lojtar I Realit të Madridit, shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 67-të, ndërsa Flamengo bëri dyfishin e gjuajtjeve në portë 10-5, edhe pse vetëm dy në kuadrat.

Kjo ishte mjaft, pasi rivalët nga Sao Paulo nuk goditën asnjëherë në shënjestër, në portën e mbrojtur nga argjentinasi Agustin Rosi.

Rreth 60 000 tifozë ishin në Stadiumin Monumental, në triumfin e katërt të “skifterëve” në Kupën Libertadores.

Një sukses I rëndësishëm për trajnerin Filipe Luis, ish-mbrojtës I kombëtares braziliane, si dhe I Atletikos së Madridit apo Çelsit.

Skuadrat nga Brazili kanë fituar 7 tituj radhazi në këtë konkurrim që nga viti 2019, dhe po ashtu kanë pronësuar 12 nga 16 Kupat e fundit Libertadores.

Kjo ka bërë që Brazili të arrijë më në fund Argjentinën me numrin total të sukseseve në Championsin e Amerikës Latine, nga 25 secila.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!