Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të enjtje në Selenicë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Velçë, Selenicë, ku si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur plotësisht banesa e shtetasit Nj. H..
Fatmirësisht sipas policisë ka vetëm dëme material, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
“Me datë 03.02.2022, rreth orës 14:30 në fshatin Velçë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Nj. H.,ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë kujtojmë se këtë të enjte si pasojë e flakëve të zjarrit në një banesë në Shkodër ka humbur jetën një 79 vjeçar dhe është lënduar bashkëshortja e tij./abcnews.al