Flakët përpijnë pyjet, zjarrfikësit e Vlorës nuk paguhen për orët shtesë, reagon Leli

schedule11:39 - 7 Gusht, 2021

schedule 11:39 - 7 Gusht, 2021

Një ditë më parë, abcnews.al raportoi se zjarrfikësit e Vlorës nuk ishin paguar për orët e punës shtesë gjatë përballjes me flakët. Në lidhje me këtë reagoi sot kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili tha se zjarrfikësit ishin paguar për orët e punës normale, duke pranuar gjithashtu se kjo nuk kishte ndodhur për orët shtesë.

Megjithatë, Leli tha se ata do të paguhen edhe për orët shtesë në ditët në vijim.

“Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme. Janë paguar edhe për orët shtesë, dhe do të paguhen për të gjitha orët shtesë që kanë ngelur pa paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses do paguhen për çdo orë punë”, tha ai.

Sipas një vendimi të qeverisë të prillit të vitit 2019 Bashkia e Vlorës duhet të paguante  çdo punonjës të  këtij shërbimi 25% më shumë për  çdo orë pune shtesë gjatë javës,  50% për çdo orë pune gjatë pushimit të fundjavës dhe po kaq nëse kanë punuar gjatë natës.  Paga e një zjarrfikësi varijon nga 40 mijë lekë në 55 mijë lekë në varësi të gradave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!