Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Flaka Olimpike ndriçon botën/ Shqipëria merr pjesë me katër skiatorë në “Milano Cortina 2026”

schedule12:33 - 6 Shkurt, 2026

schedule 12:33 - 6 Shkurt, 2026

Pritjes i erdhi fundi. Nga mbrëmja e sotme do të nisin zyrtarisht Lojrat Olimpike Dimerore, “Milano Cortina 2026”. Megjithëse disa gara kanë nisur që të mërkurën, në orën 20:00 në stadiumin “Meazza” do të zhvillohet ceremonia e hapjes, e cila sipas organizatorëve do të jetë një spektakël i vërtetë.

Përpara mbi 50 mijë personave që pritet të jenë të pranishëm në impiantin historic të Milanos, do të parakalojnë të gjithë 5 mijë sportistët pjesmarrës dhe delegacionet e 93 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria. Ndërkohë, në skenë do të ngjiten të ftuar special, yje të muzikës italiane si Andrea Bocelo, Laura Pausini dhe ata ndërkombëtarë si Mariah Carey.

Deri në datën 22 shkurt janë në program mijëra gara në 11 disiplona sportive dimërore. Sa i përket Shqipërisë, vendi unë merr pjesë në një Olimpiadë Dimërore për herë të parë në histori, pas debutimit sërish në Itali, në “Torino 2026”.



Por në këtë kompeticion ka një numër record sportistësh me katër skiatorë. Të gjitha shpresast për medalje janë te Lara Colturi, pas rezultateve pozitive në të katër disiplinat e zbritjes me ski, gjatë turneve rtë vitit 2025.

Skiatrorja me origjinë italiane do të jetë edhe flamurmbajtësja e Shqipërisë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore, “Milano Cortina 2026”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!