“ABC” zbulon detaje të reja nga arratisja e këngëtares Fjolla Morina në Kukës. Ajo e kishte marrë shtëpinë me qira përballë rajonit të policisë, por hyrja ishte nga pas.
Pasditen e sotme policia arriti në shtëpinë e Morinës për të bërë kontrollin por nuk e gjeti duke e shpallur në kërkim.
Lexo edhe: Ishte në arrest shtëpie, arratiset Fjolla Morina
Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.
Pak muaj më parë gjykata vendosi të pranonte kërkesën e saj për hetim në arrest shtëpie, por tashmë u arratis./ db/Abcnews.al