Fjolla Morina në spital? Policia e Kukësit: Është në qeli, nuk ka probleme shëndetësore

schedule20:34 - 19 Shtator, 2020

schedule 20:34 - 19 Shtator, 2020

Ditën e sotme policia kufitare në Morinë arrestoi këngëtaren e njohur Fjolla Morina, pasi gjatë kontrollit iu zbuluan dy armë që kishte me vete, teksa po tentonte që të futej në Shqipëri me një makinë tip “Audi”.

Gjatë kontrollit, asaj ju gjetën në çantën e dorës nja armë zjarri pistoletë me 23 fishekë luftarakë si dhe një pistoletë çakmak.

Por pasditen e sotme në media u raportua lajmi se këngëtarja e njohur kishte përfunduar në spital si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore pas arrestimit.

Abcnews.al kontaktoi me drejtorinë e policisë së Kukësit, që e mohoi lajmin. “Fjolla nuk është në spital, por në qeli në gjendje të mirë shëndetësore”.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me makinë me Fjolla Morinën, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Tashmë pritet që brenda 48 orëve të dalin para gjykatës./ db/Abcnews.al