Një studente kinezëe ka shpëtuar për mrekulli pas qëndrimit prej 5 ditësh pa asnjë kontakt dhe ushqim.
Mediat ndërkombëtare bëjnë e dije se 26 vjeçarja Yang Chen humbi në Gold Coast Hinterland të Australisë javën e kaluar. Studentja kishte qenë pranë lumit George Falls në Luginën Tallebudgera të mërkurën e kaluar, ku humbi kontaktet me partnerin.
Policia e Queensland në Australi ka publikuar pamjet e reja të kërkimit të tyre për një grua që humbi 5 ditë më parë në një pyll.
https://www.youtube.com/watch?v=_ehR2AWZKZA
Yang Chen, studion në Australi, po shëtiste në Luginën Tallebudgera me një mik dhe më pas u ndanë. Shoku i saj më vonë raportoi zhdukjen e saj dhe një ekip kërkimi, përfshirë policë, zhytës dhe vendas, filluan kërkimet për gjetjen e saj.
Fatmirësisht 26 vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka pohuar se gjatë këto ditëve ajo u strehua nëpër shpella dhe pinte ujë të freskët nga përrenjtë./abcnews.al