Pas 43 vitesh nga botimi i Fjalorit të Gjuhës Shqipe, gjuhëtarët në të gjitha trevat shqipfolëse po punojnë për hartimin e një fjalori të ri të shqipes.
Fjalori i ri po hartohet mbi parimin e përfshirjes së të gjitha fjalëve të traveve shqiptare, përfshirë edhe leksikun e arbërishtes që përcjellin vlera kuptimore, stilistike dhe nocionore.
“Mbështete në një projekt të rëndësishëm nga academia e shkencave dhe financohet nga qeveria. Përfundimi ëhstë hartimi dhe botimi i fjalorit të madh të gjuhës shqipe. Jo vetëm nga numri i fjalëve por edhe pasyrimi i të gjithë shtresave të leksikut dhe i faktit që parimi i përcjelljes të gjithë fjalëve që sjellin vlera.”
Për gjuhëtarin Ali Jashari hartimi i këtij fjalori, i cili ishte domosdoshmëri pas një zbrazëtie krijuar që nga botimi i Fjalorit të vitit 1980, do të shërbejë për pasurimin e gjuhës shqipe.
“Ekipi që po punon përbehet nga specialist nga të gjitha trojet shqiptare. Vetë fjalori është pasuri.”
Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe, me rreth 110 mijë fjalë dhe mbi 11 mijë shprehje frazeologjike, pritet të botohet vitin e ardhshëm./abcnews.al

