Fjalimi i Ramës para KiE, Mustafaj: Ishte dështim, nuk e kuptova çfarë kërkonte

schedule19:53 - 12 Tetor, 2022

schedule 19:53 - 12 Tetor, 2022

Analisti Besnik Mustafaj e konsideroi një dështim fjalimin e kryeministrit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg.

Mustafaj tha në “Radar Informativ” se fjalimi ishte shumë i gjatë dhe nuk solli fakte, ndërsa e cilësoi shumë të ekzagjëruar.

Sipas Mustafajt, Rama tregoi përballë KiE-së, mentetin që ka kur i drejtohet parlamentit shqiptar.

“I akuzoi për integritet moral, duke i thënë që ju duhet të lani mëkatet e paraardhësve dhe si njerëz që nuk kuptojnë dhe këtë e thelloi gjarë përgjigjes së pyetjeve.

Ishte tmerrësisht e ekzagjëruar. Ishte mentaliteti i Edi Ramës kur i drejtohet parlamentit shqiptar. Në mënyrë absolute jashtë gjuhës, sjelljes normale. Kishte një fakt të rëndëisshëm që Rama donte ta identifikonte, që asnjë akuzë nuk ekzistonte për ata që janë në Hagë. Unë nuk kuptova asgjë çfarë kërkonte.

Në momente të caktuar m’u duk sikur po kërkonte një raport të ri. As këtë nuk e kërkoi në mënyrë të qartë. Madje një deputet apo dy ia kujtuan se nuk janë prokurorë.

Për mua ishte një dështim dhe më vjen shumë keq”, tha Mustafaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!