Artuar Nura i ftuar në “News Hour” në ABC News, analizoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë në Milano.
Ai tha se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Italisë, ndërsa shtoi se fjalimi i kreut të qeverisë ishte i programuar dhe se Rama foli me shifra.
“Bëhet fjalë për një organizim të madh. Nga viti 1994, dhe jo rastësisht Rama bëri një retrospektivë, kujtoi vështirësitë e shqiptarëve. Është një proverb italian që është ‘të kuptosh do të thotë të falësh’. E kanë kuptuar që Shqipëria është një aleat për Italinë.
Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ishte i programuar, ai foli me shifra.
Një organizim politik e ka garën me kundërshtarin politik, në vend ta kapte opozita, e kapi Rama, siç ndodhi në Greqi.Rama kujtoi se sa shtetas janë me dy shtetësi. Përmendi shifrën e 250 mijë. Janë 250 mijë vota.”, tha ai.