Fjalimi i mbretëreshës mbi zgjedhjet britanike, pritet të jetë javën e ardhshme

schedule09:22 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 09:22 - 14 Dhjetor, 2019

Triumfi i zgjedhjeve të përgjithshme të Kryeministrit do të thotë se ai tani mund të vazhdojë me planet e tij për të mbajtur një fjalim në tek Mbretëresha javën e ardhshme.

Pra, kur do të ndodhë në të vërtetë?

Së pari, Boris Johnson mund të kryejë një riorganizim të ekipit të tij nga e hëna – megjithëse ndërsa të gjithë ministrat e kabinetit mbajtën vendet e tyre të deputetëve, ai nuk ka nevojë të bëjë shumë ndryshime .

Kancelarit  Sajid Javid i është komunikuar se ai mund të mbetet në pozicionin që ka qënë.

Gjatë fundjavës pritet që Johnson  të jetë i zënë duke pritur urimet nga lidërët botërore.

Të  martën në 17 Dhjetor, deputetët do të vijnë në Commons (shumë prej tyre për herë të parë) për të filluar “betimin” – i cili zgjat disa ditë.

Mbretëresha do të  mbajë një fjalim në Parlament të enjten 19 dhjetor, pa rroba ceremoniale dhe pa asnjë karrocë të artë.

Shumica pret që fjalimi që pritet të mbajë mbretëresha të jetë i njëjtë më fjalimin që ajo mbajti në tetor.

Në 100 ditët e para, Tories  janë zotuar të ndryshojnë ligjin për t’i dhënë fund lirimit automatik të shkelësve seriozë të dhunshëm dhe seksualë dhe të rishikojnë sistemin e mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme.

Ata thanë se do të nxjerrin dhe një ligj për rritje të fondeve për shkollat, do ndryshojnë ligjin për të rritur shumën që paguajnë migrantët për të përdorur NHS.

Gjjithashtu do të këtë ndryshime në ligj, për të filluar bisedimet ndër-partiake në mënyrë që të gjëjnë një zgjidhje për sfidën e kujdesit shoqëror dhe për të përfunduar një marrëveshje me operatorët e telefonit që të përmirësohet  shërbimi celular në fshat.

Pas 31 janarit, do të ketë një buxhet të shkurtit me disa nga premtimet kryesore të Boris Johnson – përfshirë një ulje prej 85 £ në vit për Sigurimin Kombëtar për disa punëtorë.

Por Brexit nuk do të mbarojë.

Më 1 shkurt  fillon puna e vërtetë – Mbretëria e  Bashkuar do vetëm 11 muaj për të fituar një marrëveshje tregtare me BE, ose do t’i duhet të presi deri në janar 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!